5G, rreziqet dhe mundësitë për sigurinë informatike
Shumica e vendeve në botë po punojnë për të lehtësuar përhapjen globale të 5G që në gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Ekspertët e industrisë pajtohen me faktin që teknologjia do të ofrojë potencial të pakufizuar për të përmirësuar jetën e njeriut, nga zhvillimi i lidhjes më të besueshme dhe më të shpejtë deri tek lufta ndaj krimit digjital. Dhe pikërisht, nga ky këndvështrim është interesante të vlerësohet se si 5G do të lejojë ekipet e specializuara në një shkallë të gjerë për të parandaluar, kundërshtuar dhe shmangur shumë prej kërcënimeve që sot ndikojnë si në përdoruesin privat ashtu edhe në shumë kompani.
Një fakt i pamohueshëm në ndërtimin e rrjeteve 5G është roli qendror i luajtur nga inteligjenca artificiale (AI) dhe algoritmet e të mësuarit makinerik. Arsyeja është se të njëjtat risi që konsumatorët do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sipas standardit të ri mund të përdoren nga kriminelët në internet për të kryer aktivitetet e tyre. Për shembull, skenari i drejtimit autonom, suksesi i të cilit varet shumë nga 5G, sjell me vete shumë dyshime në lidhje me nevojën për të mbrojtur sasinë e madhe të informacionit që hyn dhe del që një automjet i tillë do të sjellë.
Përdorimi i AI, në fushën e sigurisë kibernetike, nuk është i ri, por është me 5G që operacionet e parandalimit mund t’u japin një avantazh thelbësor ekipeve të sigurisë që mbrojnë përdoruesit. Nga pikëpamja e sigurisë, shumica e sulmeve të kryera në rrjetet 5G do të kenë të bëjnë me softuerin e përdorur për procese të rëndësishme. Prandaj, gjithnjë e më shumë do të kemi nevojë për kundërmasa të bazuara në zgjidhje inteligjente. Avantazhi, në këtë kuptim, është se programet proaktive të AI-së dinë si të vetë-mësojnë në bazë të kontekstit të referencës dhe të përditësohen vetë sipas nevojës, për t’u përshtatur në mënyrë efektive në një mjedis të caktuar. Sipas analistëve, tregu i sigurisë 5G do të rritet në 4,02 miliardë dollarë deri në vitin 2023.